Gruaja e trazuar hyn e armatosur me ‘shotgun’ duke terrorizuar spitalin në Turqi (fotot)

07/10/2024 21:55

Pamje të rënda janë regjistruar në jug të Turqisë kur një grua e armatosur me pushkë bastisi në një spital fëmijësh dhe pretendonte se kishte bombë.

45-vjeçarja e identifikuar si Birgul G, terrorizoi stafin e spitalit Nexhip Fazil në Kahramanmaras të shtunën e 5 tetorit, ku doktorë e infermierë shihet që fshihen poshtë tavolinave kur ajo u drejton armën.

Gruaja e trazuar dëgjohet gjithashtu që u bërtet njerëzve që përpiqen ta qetësojnë.

Policia tha më vonë se në qesen e letrës ku pretendonte të mbante bombën nuk kishte asgjë dhe se gruaja ishte ndaluar nga oficerët që e morën në stacion për pyetësorin.

Në incident nuk pati të plagosur.

Birgul G tha në polici se nuk donte të lëndonte kënd, megjithë kërcënimet dhe armën që mbante me vete.

Ajo pretendonte se e bëri prej dëshpërimit nga abuzimi gjatë i mjekëve ndaj të birit të saj të varur nga drogat.

Birgul G raportoi në polici, sipas rrjetit vendas Artigercek: “Nuk e duroja dot më torturën e tim biri. Nuk doja të lëndoja askënd, as të qëlloja njeri. Shkova në spital e armatosur me mendimin se dikush do të më vriste”.

Gruaja u akuzua me kërcënime dhe heqje të lirisë dhe pritet të dërgohet në paraburgim në ditët në vijim, shkruan rrjeti The Sun.

Guvernatori i Kahramanmaras tha në një deklaratë mbi ngjarjen: “Qytetarja e lindur në 1979 me iniciale B.G., tentoi një sulm ndaj spitalit por u neutralizua nga forcat e sigurisë. Ajo tha se merrte trajtim psikiatrik dhe nuk ishte ndjerë mirë. Ajo shtoi se kishte zgjedhur spitalin sepse ishte pranë rezidencës së saj”.

Dr. Lütfi Tiyekli, kreu i dhomës mjekësore të Kahramanmaraş tha se stafi kishte mbetur i shokuar nga ngjarja.

“Dhuna ndaj sistemit shëndetësor u shmang sot në spitalin e fëmijëve. Nuk e kuptojmë atë që ndodhi por kolegët janë të frikësuar, po përpiqemi të kuptojmë incidentin”, shtoi  Tijekli, shkruan rrjeti britanik The Sun.

FOTO GALERI
2/5
"Dhuna ndaj sistemit shëndetësor u shmang sot në spitalin e fëmijëve. Nuk e kuptojmë atë që ndodhi por kolegët janë të frikësuar, po përpiqemi të kuptojmë incidentin”, tha doktori.

Top Channel

Top News- Mashtrimi me Call Center/ GJKKO lë në burg italianin, mohon akuzat-Isha punonjës Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për shtetasin italianin Cosimo Notaristefano, I arrestuar në kuadër të aksionit të SPAK kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës. Notaristefano ka deklaruar në gjykatë se ka qenë i punësuar dhe se nuk kishte dijeni për skemën që pretendon SPAK. Ai tha se bënte shërbim teknik, dhe se nuk ka patur funksion mbi investimet që bënin shtetasit e huaj. Shtetasi italain tha më tej në gjykatë se vuan nga probleme të shumta shëndësore, dhe kërkoi çdo masë tjetër, përfshirë vënien e garancisë pasurore, përveç arrestit në burg. Ai u arrestua në Portin e Durrësit, teksa priste të nisej drejt Italisë. Italiani u shpreh në seancë se nuk ishte në dijesni se ishte në kërkim dhe se ishte nisur të shkonte në vendin e tij siç bën një herë në dy muaj. Përveç shtetasit italian, më herët GJKKO ka dhënë masat arrest në burg për shtetasit Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerim, Elis Merkaj, Hysen Xhepexhiu dhe Klaudio Kaçupin SPAK dyshon se përmes call centerave, personat e akuzuar mashtronin klientët për investime financiare. Sipas hetimeve, kryersisht të mashtruar janë klientë italianë, të cilët kanë denoncuar se kanë humbur mijëra e qindra mijëra euro në këto investime.
Top Channel/ Alarm për trafikun e armëve, 83 armë të sekuestruara në dy muaj
Top Channel/ Arratisja nga Ferri i Al Hol, si u kthye Eva Dumani në liri nga kampi famëkeq
Top Channel/ Pezullimet? Kreu i PD: Kushtetuesja e ka rrëzuar këtë marrëzi në vitin 2002
Top News – Mbrojtja e ministrave nga pezullimi. PD mund ta çojë në Gjykatën Kushtetuese
Top Channel/ Rama: Karçanaj do dalë e pastër! Kryeministri prezanton Igli Tafën në AKSHI-t
DIGITALB DIGITALB