Fushata demokrate e ‘Pikave Blu’ nxit liberalët në Nebraska, shteti që mund të vendosë zgjedhjet në SHBA (fotot)

07/10/2024 19:32

Një rregull i çuditshëm në kushtetutën e shtetit amerikan të Nebraska i jep qytetit më të madh Omaha – një votë të veçantë e të fuqishme për zgjedhjet presidenciale ne SHBA.

Kështu që në rast rezultati të barabartë mes Kamala Harris e Donald Trump në Kolegjin elektoral, qyteti vogël me 650,000 banorë mund të vendosë fjalën e fundit.

Militantët demokratë Jason e Ruth Brown shiheshin duke shpërndarë mijëra ‘pika blu’ të bëra me dorë, nëpër shtëpitë e Omaha, duke u kujtuar njerëzve të votonin kundër Trump.

Kjo pasi një fushatë per ndryshimin e rregullit u krye nga republikanët në Nebraska, që tashmë po kthehet në motivim për kundërveprim, shkruan rrjeti AFP.

Shteti qendror amerikan i Nebraska njihet për misrin e tij, për bagëtitë dhe universitetet, por jo për zgjedhjet.

Disa thonë se kjo mund të ndryshojë.

“Jemi si një mini-shtet vendimtar brenda shtetit,” thotë 58-vjecarja Ruth Brown, pronare e një biznesi të vogël.

“Është e vërtetë, kandido këtu dhe merre votën me meritë, qoftë për kandidatët e kuq apo ata blu”, shton bashkëshorti i saj Jason.

Ideja e pikave blu nisi kur Jason po pikturonte një pankartë të vjetër në garazh dhe duket se fenomeni është zgjeruar.

Megjithëse në zgjedhjet e fundit, Omaha është luhatur mes kandidatëve demorkatë e republikanë, në sondazhe Harris rezulton 10 pikë para Trump, shkruan rrejti AFP.

“Është mirë kur je i rëndësishëm në rang kombëtar,” thotë fqinji i çiftit Brown, Chris Kilroy, i cili ka vendosur pikën blu në zonën para derës.

Demokratët besohet se kanë dërguar rreth $15 milionë para elektorale në këtë zonë, duke mbushur radiot e televizionet e Omaha me reklama elektoral.

Shumë e konsiderojnë “fëminore” lojën me pikat blu, por shefja demokrate e Nebraska Precious McKesson, tha se lëvizja është duke “mësuar njerëzit se vota jote ka vlerë”.

“Sikur të mos kishte rëndësi, republikanët nuk do të tentonin ta ndryshonin sistemin duke bërë me hile”, thotë ajo.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA