Analiza e CNN/ Demokratët triumfojnë në të gjitha frontet zgjedhore, ja cilat janë konkluzionet para “luftës” për senatin në mes të mandatit të Trump
Një doktor në Angli ka pranuar sot se kishte tentuar të vriste të fejuarin e nënës së tij të moshuar, që ishte pengesa e fundit për një trashëgimi, duke i injektuar helm të maskuar si vaksinë.
Prokurorët thanë se Thomas Kwan ishte maskuar duke u hequr si infermier i komunitetit që shpërndante vaksinat e pandemisë, dhe injektoi Patrick O’Hara me substancën toksike, që ishte një pesticid.
72 vjeçarit O’Hara iu injektua toksina që shkaktoi një “sëmundje të rëndë e gjeneruese të mishit,” u tha në gjykatën e Newcastle në veri të Anglisë, shkruan rrjeti BBC.
53 vjeçari Kwan fillimisht mohoi akuzat e tentativës së vrasjes por më pas ndryshoi qëndrim kur prokurorët prezantuan argumentet.
Thomas Makepeace i akuzës, tha se Kwan ishte një doktor familjeje “i respektuar dhe me eksperiencë” në Newcastle. Avokati i tij tha se doktori kishte përdorur “njohuritë e tij enciklopedike” për të vrarë O’Hara, që ishte një pengesë e mundshme që Kwan të trashëgonte pasurinë e nënës pas vdekjes.
Prokurorët shtonin se Kwan falsifikoi dokumente dhe përdori targa të rreme për t’u maskuar kur shkoi në shtëpinë ku jetonin O’Hara dhe nëna e tij, Jenny Leung, në janar.
“Siç do të ndodhte me secilin nga ne, O’Hara i besoi gënjeshtrës dhe nuk kuptoi asgjë”, tha prokurori, duke shtuar se O’Hara ishte detyruar me pas të priste një pjesë të krahut të injektuar për të ndaluar përhapjen e infeksionit.
Kwan u identifikua më pas në kamerat e sigurisë dhe në shtëpinë e tij u gjetën një seri kimikatesh helmuese, duke përfshirë arsenik apo mërkur i lëngjshëm dhe ingredientë për të krijuar ricinë.
Kwan doi të marrë dënimin më vonë.
“Veprimet e Thomas Kwan ishin të përçmueshme” tha krye-detektivi i policisë Jason Henry. “Ai përdori njohuritë e tij si doktor për të injektuar helm te vitima duke i shkaktuar shumë dhimbje e vuajtje”.
Top Channel