Një pastor është arrestuar pasi ujiti lulet e fqinjit që ishte me pushime në Alabama.
Por sipas Daily Mail, oficerët e policisë që e arrestuan mund të paditen, ka vendosur një gjykatë federale e Apelit.
Një panel prej tre gjyqtarësh të Gjykatës së Apelit të SHBA vendosi njëzëri se tre oficerëve që arrestuan Michael Jennings në Childersburg, Alabama, në maj 2022 u mungonte shkaku i mundshëm për arrestimin dhe për këtë arsye nuk janë të mbrojtur nga imuniteti.
Policët morën një denoncim për një njeri të çuditshëm dhe një automjet në pronë. Oficerët që u përgjigjën thanë se ata arrestuan Jennings sepse refuzoi të jepte letërnjoftimin.
Pamjet e kamerave tregojnë se burri në mënyrë të përsëritur u tha oficerëve se ishte ‘Pastori Jennings’ dhe se jetonte matanë rrugës.
Jennings, i cili u pa në video duke ujitur lulet, sapo ishte kthyer nga shërbimi i së dielës. Ai i tha policisë se fqinji i tij i kërkoi të kujdesej për lulet e tij ndërsa ishte jashtë qytetit.
Por pavarësisht qëllimeve të tij të mira dhe banorëve të tjerë që garantuan për të – duke përfshirë një fqinj të bardhë – Jennings u dërgua në burg dhe më vonë u akuzua për pengim të detyrës dhe u detyrua të paguante garanci prej 500 dollarësh për të dalë.
Top Channel