Trump paralajmëron Iranin: Hapni Hormuzin, ju bastardë të çmendur, përgjigjet Teherani: Po e çoni SHBA-në në ferr! OPEC+ rrit prodhimin e naftës
05/04 19:21
Ekipi i Top Channel ndodhet këtë të shtunë në Jeruzalem. Gazetari Artur Bibe sjell pamjet nga homazhet për shtatë viktimat e sulmit terrorist në Jaffa.
Sulmi ndodhi të mërkurën në afërsi të stacionit të trenit në këtë qytet dhe i parapriu sulmit me raketa nga Irani. Dy autorët e sulmit u ekzekutuan nga policia izraelite. Dyshohet se ata zbritën nga hekurudha dhe hapën zjarr me armë automatike mbi njerëzit që prisnin në stacionin e trenit.
Ndërkohë, organizimin e këtij sulmi e mori përsipër Hamasi, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.
Top Channel