Në Athinë protestuesit pro-Palestinës marshojnë rreth ambasadës izraelite (fotot)

05/10/2024 18:52

Qindra demonstrues marshuan sot para ambasadës izraelite në Athinë, ku grekët brohorisnin slogane pro-palestineze dhe kërkonin ndalimin e gjakderdhjes, në përvjetorin e pare te konfliktit të rëndë.

Automjete të rënda të policisë kishin rrethuar ambasadën ndërsa zyrtarët thanë se disa arrestime ishin kryer pas përplasjeve me oficerët në Athinë.

Protesta e sotme ne motin me shi, vjen pas organizimeve të përjavshme përgjatë të gjithë 12 muajve të konfliktit, i cili nisi 7 tetorin e shkuar me sulmin e Hamas. Prej atëherë ushtria izraelite ka vrarë më shumë se 40 palestinezë dhe ka rrafshuar zona të tëra urbane në Gaza, duke nxitur akuza të shumta për gjenocid.

Protestuesit sot në Athinë mbanin flamurë palestinezë dhe të Libanit, gjithashtu i sulmuar nga ushtria izraelite kësaj jave, shkruan rrjeti AFP.

Ata brohorisnin “Palestina e lirë!” dhe kërkonin ndalim të gjakderdhjes.

Në fund të muajit që shkoi protestat pro-palestineze u bënë të dhunshme në qendër të Athinës, teksa protestuesit çanë kordonët e policëve të ngritur në disa pika të kryeqytetit.

FOTO GALERI
2/7
Qindra demonstrues marshuan sot para ambasadës izraelite në Athinë, ku grekët brohorisnin slogane pro-palestineze dhe kërkonin ndalimin e gjakderdhjes

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA