Bundesliga ka nisur javën e saj të 6-të, ku surprizat nuk kanë munguar.
Kampionët e Bayer Leverkusen barazuan 2-2 me Holstein Kiel. Sfida nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për të besuarit e Xabi Alonsos, të cilët shënuan dy herë brenda 8 minutash, por çdo gjë u hodh në “erë”, me vendin e parafundit që arriti të barazonte.
Një tjetër surprizë ishte disfata e Borussia Dortmund përballë Union Berlinit në transfertë. Skuadra kryeqytetase shënoi dy herë në pjesën e parë, teksa goli i Reyerson në minutën e 62’ shërbeu vetëm për të rihapur sfidën.
Në duelet e tjera, Wolfsburg fitoi 1-3 në transfertë përballë Bochum, ndërsa Werder Bremen u mund në shtëpi me rezultatin 0-1 nga Freiburg.
REZULTATET:
BAYER LEVERKUSEN 2-2 HOLSTEIN KIEL
Boniface 4’, Hofmann 8’ / Geschwill 45+5’, Arp (P) 69’
GOLI I BONIFACE (VIDEO)
GOLI I HOFMANN (VIDEO)
GOLI I GESCHWILL (VIDEO)
GOLI I ARP (VIDEO)
UNION BERLIN 2-1 DORTMUND
Vogt (P) 26’, Vertessen 45’ / Reyerson 62’
BOCHUM 1-3 WOLFSBURG
WERDER BREMEN 0-1 FREIBURG
RENDITJA:
Top Channel