Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, 6 të plagosur pas përplasjes së furgonit me pasagjerë me një tjetër mjet

04/10/2024 17:45

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 16:00, në aksin Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Buzmadh.

Korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni raporton se një furgon mallrash dhe një fërgon pasagjerësh janë përplasur duke lenë pas 6 të plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur 3 autoambulanca që kanë transportuar të plagosurit në Spitalin Rajonal Fier, ndërsa mësohet se të gjithë të plagosurit sipas burimeve paraprake janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia tej normave. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA