Gjykata e BE thotë se ‘gjinia e kombësia mjaftojnë’ për t’i dhënë azil grave afgane (fotot)

04/10/2024 17:05

Vendimi vjen pas apelit të grave afgane ndaj një gjykate në Austri që u refuzoi statusin e refugjatit.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur së fundmi se vetëm gjinia dhe kombësia, janë kritere të mjaftueshme për t’i dhënë azil në BE grave nga Afganistani, në kontekstin e kufizimit të drejtave të grave nga qeveria talibane atje.

Më herët autoritetet në Austri kishin refuzuar statusin e refugjatit ndaj dy grave afgane në 2015 deh në 2020. Ato sfiduan vendimin në gjykatën e lartë, që më pas kërkoi opinionin e Gjykatës Evropiane.

“Duhet të përcaktojmë se ka një rrezik nëse aplikuesja kthehet në vendin e origjinës, dhe për këtë mjafton vetëm gjinia e saj femër, dhe kombësia ose vendi i origjinës”, thuhej mes të tjerash në vendimin e gjykatës.

Qeveria talibane është rikthyer në Afganistan në 2021 pas tërheqjes së papritur e kaotike të ushtrisë së SHBA, dhe tashmë ka kufizuar të drejtat e grave sa i përket arsimin, punësimit dhe pavarësisë në përgjithësi.

Një prej grave të padisë deklaron në dokumente se u largua nga Afganistani drejt Iranit kur ishte 13 vjeçe dhe në një rast vëllai kishte tentuar ta shiste për të plotësuar të ardhurat për varësinë nga drogat, shkruan rrjeti The Guardian.

Ndërsa e reja tjetër e lindur në 2007, tha se ka jetuar gjithë jetën në Iran por pa leje qëndrimi dhe si e tillë nuk mund të arsimohej, prandaj kërkoi azil në Austri.

“nëse kthehet në Afganistan, ajo nuk mund të shkollohet dhe të fitojë jetesën pa familjen e saj”, thuhet në vendimin e gjykatës, sipas The Guardian.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA