“Vrasësi i grave” përplaset me gazetarët në gjykatë, Dan Hutra: Do të vijë dhe momenti juaj! Shtyhet seanca ndaj tij

03/10/2024 12:52

Seanca gjyqësore ndaj Dan Hutrës, autor i vrasjes së tri grave dhe i plagosjes së tri të tjerave është shtyrë këtë të enjte.

Seanca shtyhet për mosformim të trupit gjykues, pasi njëra nga anëtaret e trupit gjykues është e sëmurë.

Seanca e radhës do të jetë të enjten tjetër në orën 12:30.

Dan Hutra nuk është dakord me avokatin e caktuar kryesisht nga gjykata dhe pretendon se ka një avokat por që nuk do e përfaqëson në gjyq, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Gjatë seancës, ai është përfshirë në debat me gazetarët e pranishëm.

Dan Hutra debat me gazetarët: Do vijë dhe momenti juaj, do zbërthehen të gjitha gjërat e pavërteta që keni thënë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA