Tension, dhunë dhe flakë/ Ç’ndodhi në rreth dy orë përplasje mes opozitës, maxhorancës dhe Gardës së Kuvendit

03/10/2024 11:30

Opozita e nisi këtë të enjte me një aksion të mirëmenduar, pas përjashtimit nga Kuvendit të shumicës prej tyre.

Tensioni, dhuna, përleshje dhe flakët mbizotëruan kësaj radhe vetëm në oborrin e Kuvendit, ndryshe nga e hëna, ku përplasjet nisën që në sallë.

Deputetët e Partisë Demokratike mbërritën këtë mëngjes në ambientet e Kuvendit, një orë para se të niste seanca plenare.

Ata u përballën me Gardën e Republikës, që qëndronte përballë hyrjes kryesore, por edhe në hyrjet e tjera të Kuvendit. Ndërsa, dyert anësore ishin mbyllur me dryn.

Megjithatë, deputetët e opozitës tentuan të hyjnë me forcë në sallën e parlamentit, por pasi dështuan me këtë plan, u përpoqën që të paktën, të mos hyjnë brenda as kolegët e tyre socialist.

Në këto çaste, pati për përplasje të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Megjithatë, socialistët ia dolën të hyjnë në Parlament, për të zhvilluar seancën plenare, që zgjati jo më shumë se 30 minuta.

Pas tensioneve dhe përplasjeve me Gardën dhe maxhorancën, opozita ka vendosur manekinat me fytyrën e kryeministrit Edi Rama, vëllait të tij Olsi Rama, ish-ministrit Fatmir Xhafaj dhe vëllait të tij Geron Xhafaj.

Flamur Noka i ka lyer me benzinë dhe më pas u ka vënë flakën së bashku me Bledjon Nallbatin.

Sekretariati i Etikës përjashtoi Flamur Nokën, Gazment Bardhin dhe Bledjon Nallbatin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit, ndërsa Edi Palokën me 10 ditë. Ndërkohë 20 deputetët e tjerë u përjashtuan me 40 ditë.

Vendimi erdhi pas kërkesës së grupit parlamentar të PS për marrjen e masës disiplinore për 24 deputetë të PD, pas kaosit të shkaktuar në Kuvend ditën e hënë, dhe djegien e karrigeve.

FOTO GALERI
33/85

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA