Kolumbia detyrohet të paguajë të rinjtë ‘e varfër e të rrezikuar’ që të mos përfshihen me bandat (fotot)

02/10/2024 19:05

“E kam ditur që i vogël çfarë janë plumbi dhe pistoleta,” thotë 27-vjeçari Franklin Mina që është rritur në Buenaventura, dhe tashmë është një nga 3,000 të rinjtë kolumbianë që marrin asistencë të përmuajshme nga qeveria vetëm për të mos u lidhur me botën e krimit.

Një programi quajtur “Rini në paqe”, nga qeveria e presidentit Gustavo Petro, kërkon të paguajë të rinjtë 14 deri në 28 vjeçarë që jetojnë në varfëri, dhe të rrezikuar të rekrutohen nga bandat.

Edhe Mina mund të ishte kthyer në një gangster, shkruan rrjeti AFP.

Por ai sot studion për punë sociale dhe ka nisur një biznes të vogël në qytetin e tij Buenaventura, në brigjet kolumbiane të Paqësorit.

Ai merr ekuivalenten e $250 çdo muaj, me të cilat ka blerë një kompjuter, një printer dhe furnizime për një dyqan artikujsh kancelerie.

Qyteti i varfër me 324,000 banorë, ashtu si shumë të tjerë në Kolumbi ka qenë shpesh skenë e përplasjeve të dhunshme mes bandave, që kanë lënë shenjë të shumë të rinj vendas.

Qeveria thotë se programi i saj për të rinj si Mina, i paguan ata “të mos vrasin e të mos marrin pjesë në dhunë”.

Zyrtarët nuk thonë sesa para janë vënë mënjanë për iniciativën apo sesa do të zgjasë ajo.

Masa ka nisur këtë muaj dhe do të përfshijë rreth 3,000 të rinj kolumbianë, në zona ku qeveria po negocjon për paqe me grupe të mbetura nga ish-kartelet e mëdha të drogave, sipas zyrtarëve.

Në Buenaventura, ku shumica e banorëve janë me origjinë afrikane, 40 përqind jetojnë në varfëri  dhe një në katër është pa punë, shkruan rrjeti AFP.

Prandaj nuk kanë alternativë përveçse të bashkohen me botën e krimit, si me dëshirë ose me forcë.

Zyrtarët thonë se përfituesve të rinj u ndalohen pagesat nëse hasin probleme me ligjin ose ndalojnë mësimin në shkollë, edhe pse opozita thotë se programi po financon grupet e armatosura me paratë publike.

FOTO GALERI
2/7
Një programi quajtur "Rini në paqe", nga qeveria e presidentit Gustavo Petro, kërkon të paguajë të rinjtë 14 deri në 28 vjeçarë që jetojnë në varfëri

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA