Futbollisti shqiptar, Leon Dajaku, është kthyer në një nga personazhet më të komentuar së fundmi, kjo prej të disa fotove që kanë qarkulluar në rrjet dhe që kanë konfuzuar shumë fansa.

Ai shfaqej krah një biondeje, që shumë veta mendonin se ishte partnera e tij, por në të vërtetë ajo ishte Blerta, e ëma e futbollistit 23-vjeçar, i cili është pjesë e Hajduk Split në Kroaci.

Fotot e postuara nga Blerta në Instagram ka sjellë shumë komente nga ndjekësit, të cilët e pyesnin nëse ishte vërtet mamaja e Leon, edhe pse këtë gjë ajo e ka konfirmuar vetë në postimet e saj.

Nga ana tjetër, Dajaku është babai i një vajze me partneren e tij, Leonie, një tjetër bionde simpatike.

FOTO GALERI
1/15
Leon dhe Blerta Dajaku

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA