SHBA paralajmëroi se Irani do të sulmojë Izraelin, Netanyahu përgatit popullin izraelit: Vetëm të bashkuar mund të fitojmë!

01/10/2024 17:32

Pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan se Irani do të sulmojë Izraelin, vjen dhe reagimi nga Benjamin Netanyahu.

Kryeministri izraelit po përgatit njerëzit popullin e tij që një sulm të mundshëm me raketa nga Irani. Në një videomesazh, Netanyahu thotë se “Të ndjekim udhëzimet e ushtrisë dhe për ta kapërcyer këtë fazë së bashku. Vetëm së bashku jemi të fortë dhe do të fitojmë”.

Sipas paralajmërimit nga zyrtari i lartë amerikan, nëse sulmi ndodh vërtetë, do të ketë “pasoja të rënda”.  Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) Daniel Hagari tha se IDF është në gjendje të lartë gatishmërie dhe se një sulm iranian ndaj Izraelit do të kishte pasoja.

 

Top Channel