Nigerianët dolën sot në protesta kundër vështirësive ekonomike dhe korrupsionit të qeveritarëve, teksa vendi shënonte me zemërim 64 vjetorin e pavarësisë nga Britania.
Presidenti i vendit bënte thirrje për durim teksa policia përdori gaz lotsjellës dhe shkopinj gome ndaj protestuesve.
Qindra njerëz kishin dalë me pankarta e flamurë të bardhë e të gjelbër duke kërkuar kushte më të mira jetese dhe vende pune për të rinjtë.
Varfëria absurde e vendit vjen në një kohë kur Nigeria është prodhuesi më i madh i naftës në Afrikë.
Kjo është protesta e dytë masive në dy muaj kundër reformave të kursimit të nisura nga autoritetet. Në protestën e mëparshme 20 demonstrues u qëlluan për vdekje nga policia dhe qindra të tjerë u arrestuan.
Qeveria mbron reformat e saj financiare edhe pse ato kanë bërë që valuta vendase naira të blerë në më ulëtën e gati tre dekadave kundrejt dollarit.
Në kryeqytetin Abuja zyrtarët kishin organizuar nga paradë për përvjetori e pavarësisë, ndërsa në distancë protestuesit largoheshin me gaz lotsjellës.
Presidenti nigerian Bola Tinubu, i ardhur në zyrë në maj, thotë se reformat e shtrëngimit financiar “po japin rezultatet e duhura” pasi sipas tij kanë tërhequr $30 miliardë investime të huaja vitin që shkoi, shkruan rrjeti AssociatedPress.
Top Channel