Moskovitët shprehen ‘të pavendosur’ për rritjen e buxhetit të ushtrisë nga Putin (fotot)

01/10/2024 19:08

Në disa opinione nga mediat e huaja, banorët e Moskës nuk ishin të bindur sot për planet e rritjes se shpenzimeve të mbrojtjes me 30 përqind nga viti që vjen.

Presidenti Putin tha në herët se shpenzimet nevojiteshin për fushatën ushtarake në Ukrainë, por shumica e rusëve thonin për rrjetin AFP se nuk dëshironin luftën.

“Unë jam kundër luftës, jam kundër çdo gjëje që financon apo mbështet luftën”, tha pensionistja vendase Irina, duke shtuar se është besimtare kristiane dhe se feja e saj kundërshton luftën.

“Nga ana tjetër ne nuk kemi para për veten tonë. Pensioni im është 25,000 rubla, është shumë i vogël. Njerëzit janë të pambrojtur. Në televizion nxjerrin ata fëmijë të sëmurë  dhe mbledhin para për t’i kuruar, është shumë e dhimbsur. Gjynah që vendi nuk ka parat të kurojë fëmijët e vet”, shtonte Irina.

Pensionistja 68 vjeçare Elena, gjithashtu distancohej nga buxheti luftës që presidenti kërkon të rrisë :

“Sigurisht që jam kundër rritjes së buxhetit të ushtrisë, sepse popullata në vend nuk jeton mirë. Vetëm elita jeton mirë, te pasurit jetojnë mire por dhe ata ikin jashtë shtetit”.

“Të gjithë njerëzit janë kundër luftës dhe patriotizmi është i gënjeshtërt pasi askujt nuk mund t’i urosh luftë apo fushatë ushtarake”, tha Elena për rrjetin AFP.

62 vjeçari Artur Rustamov, punonjës centrali energjie, tha se ‘lufta kërkon para’ dhe se rritja e buxhetit është diçka e nevojshme:

“Një vend në luftë duhet të ketë buxhetin e duhur, s’mund të bësh luftë pa para, por kjo nuk duhet të jetë në dëm të arsimit, shëndetësisë dhe programeve të tjera sociale, edhe pse për momentin është e kuptueshme një rritje në buxhetin e ushtrisë”.

50 vjecari Vladimir, punonjës i një kompanie kompjuterësh, gjithashtu mbështeste rritjen e buxhetit të ushtrisë, sipas tij prej rrezikut të NATO-s.

“Është e nevojshme të shpenzosh për mbrojtjen pasi NATO po punon kundër nesh, ne duhet të mbrohemi se të tjerët nuk të mbrojnë, duhet të mbrohemi vetë”, tha Vladimir për rrjetin AFP.

FOTO GALERI
3/7
"Unë jam kundër luftës, jam kundër çdo gjëje që financon apo mbështet luftën”, tha pensionistja vendase Irina, duke shtuar se është besimtare kristiane dhe se feja e saj kundërshton luftën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA