Statuja 12 metra e lartë e Trump ‘nudo’ shfaqet në autostradën e Las Vegas (fotot)

30/09/2024 18:01

Donald Trump duket se ka lënë shenjën e tij në Las Vegas, teksa dikush ka menduar të ngrejë një statujë denigruese 12 metra të lartë duke paraqitur republikanin krejt të zhveshur.

Statuja me titull “I shtrembër dhe i turpshëm”, ishte ngritur pranë gardhit të autostradës Interstate 15 në veri të Las Vegas, Nevada, më 28 shtator.

Statuja paraqet Trump me shprehje të zemëruar, krejt te zhveshur, dhe disa litarë bëjnë që ai të mund të lëvizë si një marionetë. Objekti është krijuar me metal të veshur me shkumë dhe peshon rreth 3 ton, sipas rrjetit vendas The Wrap.

Krijuesit e saj që nuk pranojnë të identifikohen thanë për rrjetin se është një “deklkaratë e guximshme për transparencën dhe dobësinë e figurave publike”.

Ndersa kritikët e kanë dënuar veprimin si një dehumanizimi kandidatit republikan para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Mediat thonin se statuja pritet të shëtitet në disa qytete, por datat dhe vendndodhjet nuk janë publikuar sipas rrjetit The Wrap.

FOTO GALERI
2/3
Kritikët e kanë dënuar veprimin si një dehumanizimi kandidatit republikan para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA