“Pse s’reagoi PD për vendimin e shkallës së parë?”, gazetarët analizojnë dënimin e Salianjit dhe revoltën sot në Kuvend: Opozita do ta kishte ndihmuar nëse…

30/09/2024 21:41

Këtë mbrëmje në studion e Top Story fokusi i diskutimeve ishin zhvillimet e fundit në Kuvend, ku në seancën e sotme, opozita i vuri flakën karrigeve dhe nuk lejoji zhvillimet e punimeve.

Sipas PD kjo ishte një shenjë revolte për dënimin me burg të ish-deputetit tashmë, Ervin Salianji. Por si e shohin gazetarët këtë situatë?

Anila Basha: Politikanët e të dy palëve po i mendojnë njerëzit si budallenj dhe se nuk i kuptojnë se çfarë po vlon dhe si po shkon. Nga njëra anë shihnim pamjet në kuvend nga ana tjetër shihnim njerëz të qeverisë që postonin ‘sa bukur bëhet plazh në Vlorë’. Por ka një mungesë komunikimi me qytetarin, që duket i painteresuar. Në vetvete është e vërtetë që Salianji ishte një njeri i dënuar, se cili nuk e besoi që ai do të dënohej dhe pse PD ishte kaq e papërgatitur që mund të merrej ky vendim dhe si do ishte aksioni më pas. Unë prirem të shoh të arsyetuar sesi do të shprehet gjykata.

Ata tre gjyqtarët që kanë marrë atë vendim, duhet të mendohen mirë sesi do t’i shkruajnë 300 faqet e arsyetimit. Dhe kur të kemi këtë material në dorë do të komentojmë dhe do shohim a ka gabuar apo jo Salianji, dhe a e kanë guximin që të nxjerrin opozitën në shesh vetëm për të marrë urdhër nga Xhafaj. Nuk e pranoj dot apriori që secili paska marrë urdhër nga Rama dhe pres zbardhjen e vendimit”, u shpreh ajo.

Denis Minga: Vendim i diskutueshëm i gjykatës, por do kisha dashur qëndrimin e PD menjëherë pas vendimit të shkallës së parë, do t’i kishte shërbyer më shumë Salianit. Ajo që pamë sot është pamje e përsëritur dhe të dyja palët po i fryjnë zjarrit. Vendim i sot për përjashtimin e deputetëve të PD tregon se u intereson ky konflikt, dhe nga ana tjetër dhe PD i intereson të ketë këtë konflikt.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA