Dosja “Partizani”/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: I kisha thënë presidentit të klubit Partizani se ky proces do të shkojë në favor të pronarëve
Gazetarja Anila Basha dhe demokrati Agron Gjekmarkaj, janë përfshirë në një debat të ashpër në studion e emisionit “Top Story” në Top Channel.
Teksa po diskutohej për situatën politike dhe qeverinë teknike, Gjekmarkaj iu drejtua Bashës, duke i thënë “Ça ke ngrënë para se të vije këtu? Ke ngrënë gazetë?”.
Pjesë nga debati në studio:
Basha: Ju do ta bëni këtë revolucion për të bërë Berishën kryeministër?
Gjekmarkaj: PD në vitin 2005-20213 ka disa arritje ë nuk i ka arritur kush, mos i harroni ato.
Basha: Berisha është shpallur ‘non grata’ nga SHBA dhe është nën akuzë për korrupsion nga SPAK.
Gjekmarkaj: Ai nuk e ka penguar rotacionin në vitin 2013. Qëllimi i tij ka qenë të dorëzonte pushtetin me zgjedhje të lira. Ehuuu komision. Sikur ke ardhur dje nga galaktika
Basha: Po thua që nuk mbrohen votat…?
Gjekmarkaj: S’ka garanci, mbrojtje e asgjë
Basha: Ai keni komisionerët tuaj në çdo qendër?
Gjekmarkaj: Si do reagosh ti ndaj qelisë? Si mbrohesh? Ore ca ka ngrënë kjo para se të vinte këtu? Gazetë ka ngrënë?
Top Channel