Presidenti i Kilit, Boric vjen në Meksikë për ceremoninë e betimit të presidentes së re (fotot)

30/09/2024 19:01

Presidenti kilen Gabriel Boric u prit sot me nderime ushtarake gjatë mbërritjes në Meksikë për ceremoninë e betimit të presidentes së re Claudia Sheinbaum.

Në aeroportin Felipe Angeles, Boric u prit nga ministri i bujqësisë Julio Berdegue.

Claudia Sheinbaum do të betohet të martën si gruaja e parë presidente e Meksikës, teksa vendi përballet me pasiguri ekonomike e debate diplomatike me SHBA, për disa reforma të kontestuara nga fqinji i fuqishëm.

Presidentja e re është e besuara e atij aktual Andrés Manuel López Obrador, i cili do të lërë stafetën megjithse konsiderohet nga politikanët më popullorë.

Sheinbaum ka ftuar në ceremoni liderët e majtë të kontinentit si presidentët përfshi dhe atë të Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva.

Spanja, një nga partnerët kryesorë ekonomike të Meksikës ka kritikuar këtë të fundit pasi nuk ka përfshirë në ceremoni mbretin Felipe VI, sipas raportimeve prej refuzimit të pranimit të abuzimeve të Spanjës gjatë pushtimit kolonial.

Të mërkurën pritet që Sheinbaum të mbajë konferencën e parë si presidente në vendin me popullsinë më të madhe spanjisht-folëse në botë.

Ajo pritet të ndjekë hapat e mentorit të saj López Obrador, i cili muajt e fundit del në televizion pesë herë në javë në konferenca gati tre-orëshe, shkruan rrjeti AFP.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA