Nepali llogarit dëmet e përmbytjeve shkatërrimtare që vranë më shumë se 190 njerëz (fotogaleri)

30/09/2024 18:33
Burri shpeton thesin e miellit pas permbytjeve ne Katmandu [Foto: Prakash Mathema/AFP]

Grupet e shpëtimit e kërkimit në kryeqytetin e Nepalit kërkojnë prej ditësh mes baltës së përmbytjes teksa niveli i ujërave por tërhiqet, duke zbuluar tragjedinë e shkaktuar ne vendin e varfër aziatik.

Sot zyrtarët thonin se numri i viktimave prej reshjeve të rënda dhe rrëshktijes së dheut ka arritur në 193 në vendin e maleve Himalaje, ndërsa rreth 30 vetë rezultojnë ende të humbur.

Lagje të tëra në kryeqytetin Kathmandu u përmbytën nga shirat më të rëndë në dy dekada dhe qendra e vendit u shkëput nga pjesa tjetër e vendit rrëshkitjeve të dheut në autostrada.

“Fokusi ynë është në kërkimin e shpëtimin, duke përfshirë edhe njerëz të bllokuar na autostrada,” tha ministri i brendshëm Rishi Ram Tiwari.

Analistë vendas thonin se përmbytjet ishin përkeqësuar nga ndërhyrjet pranë lumit Bagmati që përshkon në mes kryeqytetin.

Ushtria e Nepalit tha se shumë njerëz ishin shpëtuar me helikopterë, barka e motobarka.

Një stacion metorologjik pranë Kathmandu regjistroi 240mm shi të rëna në 48 orë, që është masa më e madhe që prej vitit 2002.

Sezoni shirave hedh në këtë rajon aziatik rreth 70-80 përqind të masës vjetore të reshjeve, që janë vitale për bujqësinë dhe prekin rreth 2 miliardë njerëz.

Por vitet e fundit intensiteti dhe ashpërsia e tyre është rritur papritur duke dëmtuar rëndë komunitetet dhe të korrat e tyre.

Më shumë se 300 njerëz besohet se kanë vdekur sivjet në Nepal në katastrofa të papritura të motit, shkruan rrjeti Al Jaseera.

FOTO GALERI
3/8
[Prakash Mathema/AFP]

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA