Policia akuzohet për orkestrimin e vrasjes së doktorit të akuzuar për blasfemi në Pakistan, nëna e viktimës: Ata që vranë tim bir…

28/09/2024 16:02
Mohammad Saleh, falënderoi qeverinë për mbështetjen dhe kërkoi që vrasësit e djalit të tij të vriten në të njëjtën mënyrë, sipas ligjit musliman sharia.

Familja e të ndjerit Dr Shah Nawaz mund të ngrejë padi për vrasje jashtëgjyqësore ndaj oficerëve të policisë, tha një zyrtar në Pakistan.

Qeveria ka pranuar se ishte në fakt policia që orkestroi vrasjen e një doktori, i cili ishte ndaluar me akuza blasfemie. Siç raportohet, oficerët kishin gënjyer mbi rrethanat e vdekjes së tij, duke pretenduar se u vra në një shkëmbim zjarri mes policisë dhe njerëzve të armatosur, tha ministri provincës.

Deklarata përbën herën e parë që autoritetet akuzojnë forcat e sigurisë për atë që edhe familja e doktorit dhe grupet e të drejtave thanë se ishte një vrasje jashtëgjyqësore e kryer nga policia.

Doktori Shah Nawaz, nga provinca jugore Sindh, ishte dorëzuar në polici javës që shkoi në zonën Mirpur Khas pasi ata e siguruan se do i të kishte shansin të provonte pafajësinë.

Disa ditë më herët në qytezën Umerkot, një grup burrash pretendonin se doktori kishte ofenduar profetinmusliman Muhamed dhe kishte shpërndarë përmbajtje blasfemie në rrjetet sociale, prandaj kërkonin arrestimin e tij. Turma gjithashtu kishin djegur klinikën e Nawaz, shkruan rrjeti The Guardian.

Ministri i provincës Ziaul Hassan, tha se një hetim qeveritar kishte arritur në konkluzionin se Nawaz ishte vrarë pak pasi ishte dorëzuar në polici, në një “përplasje të rreme” të inskenuar nga forcat e policisë.

Hassan u tha gazetarëve në qytetin port Karachi se nuk kishte pasur shkëmbim zjarri dhe se familja e Nawaz mund të ngrejnë akuza vrasjeje ndaj oficerëve të përfshirë.

Akuzat e blasfemisë, të cilat shpeshherë janë thashetheme, kanë shkaktuar disa herë trazira të rënda në Pakistan. Ndërsa vrasjet jashtëgjyqësore nga policia janë diçka e rrallë.

Babai i Nawaz, Mohammad Saleh, falënderoi qeverinë për mbështetjen dhe kërkoi që vrasësit e djalit të tij të vriten në të njëjtën mënyrë, sipas ligjit musliman sharia.

Nëna e Nawaz, Rehmat Kunbar, tha: “Ata që vranë tim bir duhet të dënohen me shpejtësi që të tjerët të marrin mësim”.

Vrasja e Nawaz ishte incidenti i dytë i vrasjes së dyshuar jashtëgjyqësore nga policia në Pakistan. Një javë para ngjarjes, një oficer policie në qytetin jugor të Quetta qëlloi për vdekje Syed Khan, i cili gjithashtu ishte ndaluar për blasfemi./The Guardian/

FOTO GALERI
2/2
Mohammad Saleh, falënderoi qeverinë për mbështetjen dhe kërkoi që vrasësit e djalit të tij të vriten në të njëjtën mënyrë, sipas ligjit musliman sharia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA