Presidenti i Haitit fliste dje për ‘dinjitetin’ e vendit të tij para se të lagte kostumin me ujë duke tentuar të pinte nga një kanë e madhe.
Presidenti i përkohshëm i Haitit, Edgard Leblanc Fils ka kërkuar që Franca të paguajë “dëmshpërblim të drejtë e të saktë” për të kompensuar borxhet e detyruara të epokës koloniale mbi vendin e tij.
Por apeli i tij për “respekt” u bë viral në rrjet për të tjera arsye, pasi lagu kostumin me ujë teksa pinte nga një kanë e madhe në tavolinë.
Duke folur në asemblenë e OKB në New York, Leblanc, kreu i presidencës së tranzicionit në vendin e varfëruar, e përshkruante vendin e tij si “viktimë të padrejtësive historike që kanë ndaluar zhvillimin dhe rënduar popullin e tij”.
“Ky borxh është një penalitet i rëndë për popullin e Hatitit, që kërkon jo bamirësi, por respekt për dinjitetin e tij, dhe të drejtën e ekzistencës normale”.
Kur Leblanc tha fjalën “dinjitet,” ai ngriti një kanë të madhe uji duke tentuar të pinte prej saj, por iu derdh mbi kostum.
Pamjet e incidentit u bënë shpejt virale në rrjet pasi Leblanc ishte i vetmi folës që piu direkt nga kana e ujit dhe jo të mbushte një gotë. Nuk dihet nëse ai kishte apo jo në dispozicion gotë para tij.
Haitian leader Edgard Leblanc Fils at UN blames white people for Haiti’s troubles, demands “reparations” and “respect,” then fails at drinking water out of a pitcher by spilling it all over himself. pic.twitter.com/JBjIo9skJv
— Chris Menahan 🇺🇸 (@infolibnews) September 27, 2024
Leblanc i referohej borxhit të vendosur nga Franca mbi Haitin në vitin 1825, dy dekada pas revoltës që i dha fund sundimit të Parisit.
Por Haiti u urdhërua të paguajë 150 milionë franga në pesë pagesa vjetore në këmbim të njohjes diplomatike, dhe të humbjes së asaj që dikur ishte kolonia me prodhimtare e Francës.
Sot vendi gjendet i varfëruar dhe i goditur nga kriza ekonomike e fatkeqësi natyrore.
Haiti raportohet se merrte para hua nga Franca e SHBA për të paguar “borxhin” e vendosur dhe kur bëri pagesën e fundit në 1947, vendi i mjeruar llogaritet se kishte dorëzuar një total prej 12 milionë franga, që sot vlejnë ekuivalenten e 560 milionë dollarë.
Por që pas pagesës finale Haiti është goditur nga kriza të njëpasnjëshme.
Diktatorët babë e bir Francois ‘Papa Doc’ Duvalier e Jean-Claude ‘Baby Doc’ Duvalier sunduan nga viti 1957 deri në 1986, kur borxhi i jashtëm rritej dhe varfëria shtohej. Ndërsa një tërmet në vitin 2010 vrau më shumë se 220,000 njerëz.
Vendi nisi të kontrollohej nga banda të ndryshme derisa në fillim të vitit u krijua Këshilli Presidencial i Tranzicionit.
Top Channel