Video dramatike/ Qeni pitbull shpëton familjen duke vrarë kobrën që hyri në shtëpi (fotot)

27/09/2024 16:48

Një qen i guximshëm pit-bull rrezikoi jetën e tij kur sulmoi gjarprin helmues kobra që hyri në shtëpinë e familjes dhe rrjedhimisht e vrau duke i shpëtuar.

Qeni i quajtur Jenny ndërhyri menjëherë kur dëgjoi klithmat e fëmijëve që panë gjarprin në kopshtin e tyre në Jhansi, Indi.

Dikush regjistroi momentet kur qeni kap me dhëmbë zvarranikun helmues dhe nis ta tundë papushim për rreth pesë minuta, deri sa mbeti pa jetë.

Gjarpri më shumë se 1 m i gjatë kishte hyrë në kopshtin e shtëpisë ku po luanin dy djemtë e familjes.

Ata ulëritën sapo panë gjarprin dhe kur i dëgjoi Jenny këputi litarin e qafores dhe sulmoi kobrën duke e tundur me nofulla për pesë minuta të gjata agonie.

Pronari i Jenny, Punjab Singh, zbuloi më pas se kafsha ishte bërë ‘eksperte’ e vrasjes së kobrave me rreth tetë të tilla, teksa gjarperinjtë shfaqen shpesh gjatë periudhës së shirave.

Ai tha për mediat vendase: “Nëse gjarpri do të kishte hyrë në shtëpi çdo gjë mund të kishte ndodhur. Njerëzit shpesh thonë gjëra negative për pitbull-ët por ata nuk kanë lënduar kurrë njerëz dhe vetëm i mbrojnë ata. Sikur Jenny të mos kishte vrarë gjarprin mund të kishte ndodhur një tragjedi. Ajo ka të gjithë mirënjohjen tonë”.


Qentë ‘pit bull’ janë në fakt të ndaluar të importohen, shiten apo mbarështrohen në Indi.

Ndërsa kobrat mbretërore janë gjarpërinj helmues dhe ushqehen kryesisht me gjarpërinj të tjerë.

Ato sulmojnë njerëzit kur zien ne befasi, si mjet mbrojtjeje ose për të mbrojtur vezët e tyre.

Kobrat mbretërore janë përgjegjëse për vetëm pse vdekjes njerëzish në të gjithë botën, çdo vit, shkruajnë mediat.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA