Rrëshqitja e dheut shemb minierën ilegale të floririt duke lënë 15 të vrarë në Indonezi (fotot)

27/09/2024 17:10

Fshatarë të varfër që gërrmonin për copëza floriri në rajonin e largët Solok në perëndim të Indonezisë u përfshinë sot tragjikisht nga balta e rrëshkitjes së dheut nga kodrat rrethuese.

Rrëshkitjet e nxitura nga sezoni dendur i shirave, kanë vrarë të pkatën 15 njerëz në minierën ilegale, teksa disa të tjerë janë ende të zhdukur, thane autoritetet të premten.

Kreu vendas i emergjencave Irwan Effendi, tha se tre njerëz u nxorrën të gjatë nga balta e rrëshkitjeve ndërsa të humburve mund të arrijnë deri në 20.

Rrëshkitjet e dheut shkaktuan gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike dhe të komunikimeve në zonat Nagari Sungai Abu, shkruan rrjeti britanik The Mirror.

“Zona e goditur minerare mund të arrihet vetëm në këmbë, disa orë larg vendbanimit më të afërt”, tha zëdhënsi vendas Ilham Wahab, duke shtuar se gërmimet informale janë të shpeshta në vend dhe sigurojnë të ardhura për familje të varfra që punojnë në kushte të vështira e të rrezikshme.

Një incident i ngjashëm ndodhi edhe në korrik kur rrëshkitjet e dheut goditën minierën  e floririt në Gorontalo./The Mirror/

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA