Centrali energjitik i qymyrit në Francë nis tranzicionin te puna me gaz (fotot)

27/09/2024 19:28

Centrali energjitik Saint-Avold në verilindje të Francës ka nisur punën për shkëputjen nga qymyri deri në vitin 2027, por megjithëse fillimisht u mendua të konvertohen në biomasë, ka vendosur të funksionojë me gaz.

Camille Jaffrelo, zëdhënësja e grupit GazelEnergie që operon stacionin tha se objektivi ishte si ruajtja e kapacitetit dhe e vendeve të punës.

“Objektivi ishin zbatimi i kushteve të vendosura duke ruajtur sa më shumë vende pune që mundeshim. Me qeverinë e shkuar, zgjidhja alternative ishte funksioni i centralit me biomasë   për të reduktuar emetimet. Por sot jemi gati të përdorim zgjidhje të tjera, siç është gazi”.

“Nëse duam të ruajmë strukturën dhe karakteristikat e stacionit tonë duke u shkëputur nga qymyri, zgjidhja duhet të jetë e leverdishme. Presidenti ka thënë se duhet ndalojmë djegien e qymyrit por duhet të ruajmë asetet për nevojat e sistemit elektrik.”

“Për të ardhmen perspektiva është ta kthejmë djegësin në gaz, që është miqësor ndaj ambjentit dhe me avantazhe për vendet e punës, është një forme tranzicioni në fakt”, tha Jaffrelo për rrjetin AFP.

Ndërsa drejtuesi operacioneve të centralit Sylvain Krebs tha se pranonte udhëzimet qeveritare të tranzicionit por për këtë nevojiten njerëz dhe profesionistë.

“Qeveria e di çfarë do, ata njohin dosjet dhe pragmatizmin e tyre por ne kemi nevojë për njerëz në terren. Nëse nuk kemi pengesa politike në punën tonë nuk ka përse të mos ketë sukses”.

“Ne kemi dhe djegësa të tjerë me gaz por janë më të vegjël. Kemi nënstacione dhe jemi gati për instalimin e projektit, me instalimet e modifikimet e nevojshme”, tha Krebs për rrjetin AFP.

FOTO GALERI
3/7
Megjithëse fillimisht u mendua të konvertohen në biomasë, ka vendosur të funksionojë me gaz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA