Të shtëna me armë në SHBA/ Policja mbetet e verbër, kolegu i saj ekzekutohet gjatë përplasjes me sulmuesin (Fotot)

25/09/2024 18:26

Një oficere policie në Texas ka mbetur e verbër pasi u qëllua në fytyrë nga një sulmues që vrau kolegun e saj oficer policie.

Oficerja e policisë së Dallas, Karissa David ka dalë nga spitali më 19 shtator, pas disa javë kujdesi të specializuar, thanë familjarët e saj.

David u plagos rëndë kur 30-vjecari Corey Cobb-Bey e qëlloi me armë në parkingun e shkollës For Oak Cliff më 29 gusht.

Oficerja David ishte thirrur në vendngjarjen kur Cobb-Bey qëlloi për vdekje oficerin Darron Burks në makinën e tij, sipas policisë së Dallas.

Oficeri Burks kishte kërkuar ndihmë në radio, por kur erdhën oficerët ata hasën menjëherë zjarrin e armës së Cobb-Bey, i cili zotëronte një pistoletë dhe dy pushkë ‘shotgun’ ne makinën e tij, shkruan rrjeti vendas The Posts.

Cobb-Bey u largua fillimisht nga vendngjarja por u vra nga policia në Lewisville, 40 km nga vendi ku nisi përplasja fillestare.

Zyrtarët nuk kanë bërë të ditura motivet e konfrontimit tragjik.

Kreu i policisë së Dallas, Eddie Garcia tha se Burks u “ekzekutua” në një sulm të qëllimshëm.

“Oficerët tanë duket se u sulmuan vetëm prej uniformës që mbanin. Mediat flasin prej 24 oresh për ‘një grackë’ por dua të jemi qartë se nuk është kështu, oficeri Burks u ekzekutua”, shkruan The Post.

FOTO GALERI
2/5
Darron Burks duket se u ekzekutua pa ndonje motiv teksa qendronte ne makinen e tij ne Dallas

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA