Shteti evropian që i ‘ka shpallur luftë’ lundërzave (fotot)

25/09/2024 18:01

Kryeministri polak Donald Tusk ka habitur mediat në fundjavë duke bërë thirrje për ‘veprim deçiziv’ kundër lundërzave, duke sugjeruar se brejtësit punëtorë janë pjesërisht me faj për përmbytjet e rënda që goditën Poloninë dhe vende të tjera në Evropën qendrore pas stuhisë së reshjeve.

Tusk kishte bërë komentet në një takim të kabinetit me zyrtarët që po punojnë në menaxhimin e reagimit ndaj përmbytjeve në qytetin jugperëndimor të Glogow. Ai bënte thirrje për veprim të shpejtë dhe i kërkonte bashkive të monitoronin e raportonin kushtet teknike të digave.

Por një pjesë të konsiderueshme të fjalës së tij ai ua kushtoi lundërzave për të cilat sugjeronte se janë pjesërisht fajtore për katastrofën, dhe veprim njerëzor nevojitej kundër pirgjeve të tyre të dheut që kafshët shpesh ngrejnë në burime më të vogla ujore.

“Duhet të zgjedhim mes dashurisë për kafshët dhe sigurisë së qyteteve, e integritetit të digave,” tha Tusk, duke shtuar se kafshët që ndërtojnë diga dheu shkaktojnë dëm për nivelin e lumenjve, siç kishte deklaruar asokohe qeveria.

Përmbytjet e rënda goditën Poloninë dhe vende të tjera të Evropës qendrore në mesin e këtij muaji duke dëmtuar disa diga dhe duke shkaktuar të paktën 12 viktima, sipas statistikave, shkruan rrjeti Politiko.

Lundërzat gërmojnë kanale ose ngrenë pengesa në rrjedhat ujore për të peshkuar por studiuesit kanë thënë se kjo është pjesë e rëndësishme e ekosistemit natyror dhe nuk ndihmon në përmbytjet.

FOTO GALERI
2/3
Lundërzat gërmojnë kanale ose ngrenë pengesa në rrjedhat ujore për të peshkuar por studiuesit kanë thënë se kjo është pjesë e rëndësishme e ekosistemit natyror

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA