Mbjellësi ‘i çmendur’ i pemëve gjelbëron xhunglën e betonit në Sao Paulo (fotot)

25/09/2024 19:00

Në gati dy dekada, braziliani Helio da Silva ka mbjellur i vetëm rreth 40,000 pemë në atë që njihet si xhungla urbane e Sao Paulo.

Ish-zyrtari i industrisë së ushqimit është quajtur “i çmendur” kur nisi misionin e tij për të transformuar një zonë të lënë pas dore, që përdorej nga të droguar mes dy rrugëve kryesore.

Sot në të është krijuar Parku Tiquatira me mijëra pemë nga rreth 160 specie, që shtrihet më shumë se 3 km i gjatë dhe 100 metra i gjerë.

73 vjeçari Da Silva, tha për rrjetin AFP se e realizoi misionin e tij, për të lënë “një kujtim te qyteti që e kishte pritur”.

“Enisa këtë dhe nuk e ndalova më”, thotë Da Silva nga qyteza e Promissao, rreth 500 kilometra nga Sao Paulo, qyteti më i madh i Amerikës Latine, ku ai është vendosur disa dekada më parë.

Pa ndonjë autorizim formal, Da Silva nisi mbjelljen e pemëve në 2003, me kursimet dhe me punën e tij, për të gjelbëruar qytetin u ishte vendosur.

Pesë vjet më vonë bashkia e Sao Paulo njohu projektin duke e emëruar “parku i parë linear” i qytetit.

Autoritete thonë tashmë se 45 specie zogjsh janë identifikuar në park.

“Shiko si e ka transformuar zonë e degraduar. Është e shkëlqyer!” thotë mësuesja në pension Angela Maria Fiorindo Pereira, e cila del shpesh për shëtitje në park.

Ekspertët thonë se hapësira të tilla të gjelbra janë thelbësore për të ulur temperaturat që qendrat e betonizuara urbane dhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Sao Paulo, qytet me 12 milionë njerëz është shumë i ndotur dhe cilësia e ajrit ka degraduar prej vitesh e nxitur dhe nga zjarret shkatërrimtare sivjet në Brazil, shkruan rrjeti AFP.

Da Silva shpesh mban me vete albumet me fotot ku dokumenton transformimin e mahnitshëm dhe përgëzohet nga banorët kudo.

Megjithëse shpesh ndihmohet nga vullnetarë, ai vijon të punojë i lumtur në mbjelljen e  pemëve i pastepur nga mosha.

Qëllimi i tij është të arrijë të mbjellë 50,000 pemë, siç thotë burri që në kartëvizitat e tij prezantohet me titullin: “Helio da Silva, mbjellës pemësh.”

FOTO GALERI
2/6
Pa ndonjë autorizim formal, Da Silva nisi mbjelljen e pemëve në 2003, me kursimet dhe me punën e tij, për të gjelbëruar qytetin u ishte vendosur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA