E rëndë! Modelja e famshme drogohet dhe përdhunohet nga dentisti, ai i bëri ‘ofertë’ për modifikimin e dhëmbëve (Fotot)

25/09/2024 15:20

Një modele e njohur e rrjetit Instagram është përdhunuar e marrë peng nga dentisti saj kur shkoi për të punuar me dhëmbët.

Stefania Costache ka dëshmuar tashmë se shkoi në klinikën e dentistit për një ndërhyrje riparimi, por e gjeti veten në shtëpinë e tij mëngjesin e ardhshëm pasi ishte droguar e përdhunuar.

Dentisti Costin Iulian Berechet i dënuar tashmë me 10 vjet burg, gjithashtu e përdhunoi gruan në shtëpinë e tij në Rumani.

Vitin që shkoi Stefania nxiti hetimin e policisë qe hezitonte te vepronte, kur dëshmoi sesi Berechet e kishte kontaktuar në rrjetet sociale pasi kishte parë profilin e saj.

Ajo tha në gjyq: “Në janar 2020, doktori më bëri një ofertë për riparime të dhëmbëve, për probleme që ishin të dukshme kur kushtonin shumë. Unë pashë mundësinë për t’i zgjidhur duke e këmbyer me reklamën që do i bëja në Instagram”

Por në vend të publicitetit, dentisti e kishte droguar gjatë takimit në klinikë dhe më pas e çoi në shtëpi për ta përdhunuar.

Berechet mohonte akuzat por është burgosur dhjetë vjet nga gjykatësit rumunë për përdhunim dhe burgosje të jashtëligjshme. Ai është urdhëruar gjithashtu të paguajë viktimën $50 000 kompensim dhe është ndaluar të praktikojë profesionin deri në pesë vjet pas lirimit nga burgu.

Costache, e njohur gjithashtu si Lolrelai për 240,000 ndjekësit e saj në Instagram, është lavdëruar për këmbënguljen ndaj policisë për të vepruar në lidhje me akuzat.

Në gjykatë u tha se të tjera viktima kishin pësuar abuzime në duart e doktorit famëkeq por do të hetohen në çështje të veçanta me grumbullimin e provave, shkruan rrjeti britanik The Sun .

FOTO GALERI
2/3
Costache, e njohur gjithashtu si Lolrelai për 240,000 ndjekësit e saj në Instagram, është lavdëruar për këmbënguljen ndaj policisë për të vepruar në lidhje me akuzat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA