Alarmohet Europa, avioni me një pasagjer të infektuar me hantavirus zbarkon në Amsterdam, transferohet menjëherë në spital Autoritetet gjermane nuk duan të rrezikojnë, për këtë arsye, dhe kanë vendosur të shtojnë masat e sigurisë në vend në prag të festivalit të birrës dhe karnavaleve që njihet si “Oktoberfest”.
Sulmi vdekjeprurës me thikë, i muajit të kaluar në Solingen, i ka shtyrë organet e rendit t’i paralajmërojnë pjesëmarrësit në festival se masat e sigurisë do të krijojnë radhë më të gjata në pikat hyrëse.
Për herë të parë në historinë 189-vjeçare të festivalit bavarez të birrës, do të përdoren pajisjet elektronike për zbulimin e armëve, edhe pse nuk ka aktualisht, kërcënime specifike për festivalin më të madh popullor në botë, i cili fillon të shtunën në Mynih me rrotullimin tradicional të fuçive të birrës. Festivali që përfundon më 6 tetor pritet të frekuentohet nga 6 milionë pjesëmarrës. Shtimi i masave të sigurisë vjen pas sulmit të 23 gushtit në Solingen që la tre të vdekur dhe tetë të plagosur.
I dyshuari i arrestuar për sulmin është një ish-azilkërkues sirian që duhej të ishte dëbuar drejt Bullgarisë vitin e kaluar, por që u fshihej autoriteteve. Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por pa dhënë prova.
Dhuna që tronditi Gjermaninë riktheu në plan të parë të politikës gjermane çështjen e emigracionit, duke nxitur zgjerimin e kontrolleve në të gjitha pikat kufitare tokësore të vendit, nismë kjo që do të zgjasë për gjashtë muaj.
Top Channel