FOTO/ Rusia breshëri sulmesh me raketa në Ukrainë, 15 persona të vrarë, mbi 100 të tjerë të plagosur
Parlamenti Evropian njohu Edmundo Gonzalez Urrutia si presidentin legjitim të Venezuelës.
Rezoluta në mbledhjen e Parlamentit Evropian u miratua me 309 vota pro, 201 kundër dhe 12 abstenime. Eurodeputetët dënuan “mashtrimin zgjedhor të orkestruar nga Këshilli Kombëtar Zgjedhor i kontrolluar nga regjimi” të Nicolas Maduro.
“Ne, venezuelasit, duam të njëjtën gjë si evropianët: të jetosh me liri dhe demokraci”, tha Edmundo González Urrutia përmes një postimi në platformën X, ndërsa falënderoi Parlamentin Evropian.
Pas zgjedhjeve presidenciale të korrikut në Venezuelë, Maduro u shpall fitues nga Këshilli Kombëtar Zgjedhor. Fitorja e tij u mbështet nga Gjykata e Lartë, por sipas opozitës Gonzalez Urrutia fitoi me më shumë se 60 për qind.
Pasi u kërcënua me burg në Venezuelë, Urrutia emigroi drejt Spanjës, ku ka përfituar azil politik.
Top Channel