Gruaja që shiti gjithçka për udhëtimin rreth botës me kroçerë, dëbohet nga anija prej komenteve në WhatsApp (fotot)

18/09/2024 16:04

Një grua që shiti gjithçka për rreth 300 000 dollarë, që të bënte udhëtimin e ëndrrave rreth botës me kroçerë, është ndaluar të marrë anijen pas publikimit të ankesave në llogarinë private në WhatsApp.

68 vjeçarja Jenny Phenix, nënë e divorcuar e dy fëmijëve nga Florida, SHBA, shiti gjithçka zotëronte dhe priste vetëm me valixhen e saj për udhëtimin 3-vjeçar me kroçerën e re Villa Vie Odyssey.

Por pas disa shtyrjeve të datës së nisjes, zonja Phenix shpërndante zemërimin e saj me pasagjerët e tjerë në grupin e krijuar në WhatsApp ku tregonte se anija nuk do të ankorohej në Miami sipas planit.

Rrjedhimisht mesazhet e saj u shpërndanë dhe te stafi i kroçerës, të cilët vendosën se numri saj ishte bllokuar për udhëtimin prej sjelljes së sipas tyre “dëmtonte moralin e komunitetit të udhëtimit.”

“Kemi marrë shumë ankesa prej rezidentëve në lidhje me ankesat dhe negativitetin tuaj, prandaj duhet të anullojmë kontratën për të ruajtur moralin dhe mirëqenien e pasagjerëve”, i kishte shkruar shefja e stafit Kathy Villalba.

Phenix tha se ishte e shokuar nga mesazhi dhe mohonte se ishte përfshirë në ofendime personale, dhe as nuk kishte shpërndarë mesazhet në rrjetet sociale.

“Zhgënjimi i udhëtarëve rritej dita-ditës për vonesat dhe unë e di që flisja gjërat që duheshin thënë. Të tjerët më kanë falënderuar për këtë”, tha gruaja në përgjigjen e saj.

Ajo kishte bërë depozitimin fillestar për udhëtimin tre-vjeçar dhe më pas do të shpenzonte edhe $120,000.

Programi i Endless Horizon u lejon pasagjerëve të jetojnë në bord të anijes për gjithë jetën duke nisur nga $300,000.

Gruaja e divorcuar kishte shkuar në Southampton në jug të Anglisë për nisjen e udhëtimit.

Por linjat njoftuan se nisja do të bëhet nga Belfast në Irlandë më 30 maj, prej problemeve teknike të lundrimit.

Drejtori Mike Petterson tha se anija nuk kishte marrë certifikatat e kërkuara të dokumenteve  dhe se autoritetet nuk lejonin nisjen e lundrimit të Villa Vie pa riparimet e ndryshimet e kërkuara.

Por Phenix tha se ishte dëmtuar emocionalisht nga kjo që ndodhi prandaj ndante shqetësimin me udhëtarët e tjerë.

Petterson tha se ajo kishte shkelur kushtet e kontratës për mospublikim të informacioneve dhe se do të rimbursohet për shpenzimet e kryera, shkruan rrjeti The Mirror.

FOTO GALERI
3/4
Phenix tha se ishte e shokuar nga mesazhi dhe mohonte se ishte përfshirë në ofendime personale

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA