FOTOT/ Diskutime dhe buzëqeshje, Rama bisedon me Manjën! Çfarë nuk u pa nga mbledhja në Tiranë e kryeministrit me drejtuesit politikë

17/09/2024 16:20

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë në Tiranë një mbledhje me drejtuesit politikë.

Pas përfundimit të mbledhjes, Rama është parë të diskutojë me ministrin Ulsi Manja, ndërsa shumica e socialistëve janë parë të buzëqeshur duke dalë nga godina e Pallatit të Kongreseve.

Kryeministri Edi Rama krahas votave të socialistëve shpall ambicien edhe të maksimalizimit  të votës të diasporës për PS në parlamentaret e 2025.

Kjo u pa qartësisht gjatë takimit mes Edi Ramës, koordinatorëve në 12 qarqe dhe kryebashkiakëve socialist gjatë një takimi në Tiranë.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, nga një burim brenda mbledhjes mëson se kryesocialisti është shprehur se “janë potencialisht  1 milion vota në diasporë. Fusha është e hapur. Të gjitha forcat politike do të synojnë të marrin vota nga atje”.

Dhe për të qenë dy hapa përpara siç thotë Edi Rama, propozoi në këtë mbledhje zgjedhjen e koordinatorëve të diasporës në çdo nivel të PS.

E ka avancuar më tej këtë ide në pasjen e koordinatorëve të diasporës në çdo qark.

Vendosja në fokus e diasporës prej Edi Ramës vjen në një kohë kur për herë të parë, me ndryshimet në kodin zgjedhor,  diaspora do të votojë me votë dërguar me postë.

Kjo mbledhje trepalëshe mes Edi Ramës, drejtuesve politik dhe kryebashkiakëve socialist u zhvillua nën masa të forta sigurie.

Për herë të parë në terren u pa drejtori i ri Gardës së republikës Ermal Onuzi, i cili mbante një radio në dorë, e u largua menjëherë sapo Edi Rama hyri në sallën e pjesës anësore të ish pallatit të kongreseve.

FOTO GALERI
44/64

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA