06/10 22:34
Yoshihiro Hidaka, presidenti i prodhuesit japonez të motoçikletave Yamaha Motor, dyshohet se u godit me thikë nga vajza e tij, duke pësuar lëndime të lehta.
33-vjeçarja, Hanna Hikada, u arrestua me dyshimin për tentativë vrasje. E reja dyshohet se ka tentuar të vrasë babanë e saj 61-vjeçar me thikë kuzhinë. Nga ana tjetër, 33-vjeçarja ka deklaruar në polici së ishte dhunuar nga babai i saj.
Yamaha Motor deklaroi zyrtarisht se për momentin nuk do të komentojë rastin, pasi është çështje private dhe hetimet po vijojnë.
Top Channel