Qindra protestues u mblodhën në të gjithë Francën të shtunën e 14 shtatorit në mbështetje të Gisèle Pélicot, burri i së cilës e drogoi dhe ftoi më shumë se 80 burra që ta përdhunonin në shtëpinë e tyre gjatë një dekade.
Grupet feministe organizuan rreth 30 protesta në qytete përfshirë Parisin dhe Marsejën. Demonstruesit u mblodhën edhe në Bruksel.
Në “Place de la Republique” në Paris, protestuesit mbanin pankarta me mesazhe në mbështetje për viktimat e dhunës seksuale. Njëri lexonte: “Gisèle për të gjithë. Të gjitha për Gisèle-n.”
Rasti i 72-vjeçarit, i cili u sulmua vazhdimisht pa ndjenja, tronditi botën. Bashkëshorti i saj, Dominique, 71 vjeç, i cili e ka pranuar fajin, po gjykohet me 50 burra të tjerë të akuzuar për përdhunimin e saj.
Gisèle Pélicot është vlerësuar gjerësisht për guximin e saj duke thënë se gjyqi duhet të mbahet publikisht dhe jo me dyer të mbyllura.
Burrat që dyshohet se e përdhunuan ishin të moshës midis 26 dhe 73 vjeç kur u arrestuan dhe përfshijnë një këshilltar lokal, një gazetar, një ish-oficer policie, një roje burgu, një ushtar, një zjarrfikës dhe një nëpunës civil. Shumë ishin fqinjët e çiftit në qytetin e vogël Mazan, pranë Avignon, në Francën jugore.
Vetëm pasi një roje sigurie e kapi Dominique Pélicot duke filmuar fundet e grave në një supermarket dhe ai u arrestua, u zbulua krimi që kreu ndaj gruas së tij prej 50 vjetësh.
Detektivët gjetën një skedar të etiketuar “Abuzime” në një disk USB. Ai përmbante rreth 20,000 imazhe dhe filma të gruas së tij duke u përdhunuar deri në 100 herë.
Një video e siguruar nga Paris Match e tregon atë duke filmuar fundin e një femre në vitin 2020. Dëgjohet roje e sigurisë duke thënë: “Ti je i neveritshëm… je me fat. Nëse do të ishte nëna ime, do të të hiqja kokën.”
Top Channel