Miqësia e Donald Trump me ‘konspiracionisten’ e 11 Shtatorit mund t’i sjellë dështimin e fushatës presidenciale, thonë mediat (fotot)

14/09/2024 16:13

Rreth 50 ditë larg zgjedhjeve presidenciale të 2024, mediat liberale në SHBA thonë se fushata e Trump është duke u shembur, e madje në konflikt mes vetes.

Disa burime të brendshme e kanë pohuar këtë për Dailymail.com, sidomos pas performancës së dobët në debatin e të martës kundër Kamala Harris, dhe vendimit për t’u shoqëruar me konspiracionisten e famshme të ngjarjeve të 11 Shtatorit, Laura Loomer  gjatë homazheve përkujtimore.

Dhe vërtet Trump e gjeti veten në siklet të premten në klubin e tij të golfit në Los Angeles.

Dikush pyeti ish presidentin se për në krah të tij ishte Laura Loomer, e cila ka thënë më parë se sulmet e 11 Shtatorit janë një ‘punë e brendshme’, të realizuara nga vetë qeveria e SHBA.

Trump u përgjigj: ‘Laura më mbështet … ajo vërtet ka disa opinione të forta por është një shpirt i lirë”.

Më tej kandidati justifikohej se “nuk i tregoj dot Laurës se çfarë duhet të bëjë” kur u pyet se përse ajo fluturonte në avionin e tij të fushatës me të cilin shkoi të takonte zjarrfikësit që punuan në sulmet e 11 shtatorit.

E kontaktuar nga mediat, fushata e Trump nuk komentonte se përse Loomer u lejua të fluturonte me presidentin – por zyrtarët e Trump distancoheshin prej saj.

Burimet thanë: “Ajo nuk është pjesë e stafit tonë por ishte në udhëtim. Kjo nuk do të thotë se ne ndajmë mendimet e saj”.

“Është ofenduese që një mohuese e sulmeve të 11 Shtatorit të fluturonte në avion ditën përkujtimore, drejtuesit e fushatës duhet ta kishin llogaritur më mirë”, shtonin burimet për Daily Mail.

Ndërkohë vijon në vend zhurma për disfatën e presidentit në debatin me Harris, ndërsa zyrtarët e tij të fushatës ia hidhnin fajin njëri-tjetrit.

Një tjetër burim tha se fushata e Trump beson fuqimisht se ai e fitoi debatin. “Ishin të njëjtët njerëz që punuan me Trump për debatin e parë kundër Joe Biden”.

Një sondazh i kryer nga DailyMail.com pak pas debatit tregonte se 49 përqind e publikut mendonin se Harris kishte fituar, ndërsa 45 i jepnin meritat Trump.

FOTO GALERI
2/6
Trump u përgjigj: 'Laura më mbështet … ajo vërtet ka disa opinione të forta por është një shpirt i lirë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA