‘Ata e merrni naftën nga Venezuela, por tani s’ka më’, Trump parashikon që Kuba do të shembet shumë shpejt
Rreth 50 ditë larg zgjedhjeve presidenciale të 2024, mediat liberale në SHBA thonë se fushata e Trump është duke u shembur, e madje në konflikt mes vetes.
Disa burime të brendshme e kanë pohuar këtë për Dailymail.com, sidomos pas performancës së dobët në debatin e të martës kundër Kamala Harris, dhe vendimit për t’u shoqëruar me konspiracionisten e famshme të ngjarjeve të 11 Shtatorit, Laura Loomer gjatë homazheve përkujtimore.
Dhe vërtet Trump e gjeti veten në siklet të premten në klubin e tij të golfit në Los Angeles.
Dikush pyeti ish presidentin se për në krah të tij ishte Laura Loomer, e cila ka thënë më parë se sulmet e 11 Shtatorit janë një ‘punë e brendshme’, të realizuara nga vetë qeveria e SHBA.
Trump u përgjigj: ‘Laura më mbështet … ajo vërtet ka disa opinione të forta por është një shpirt i lirë”.
Më tej kandidati justifikohej se “nuk i tregoj dot Laurës se çfarë duhet të bëjë” kur u pyet se përse ajo fluturonte në avionin e tij të fushatës me të cilin shkoi të takonte zjarrfikësit që punuan në sulmet e 11 shtatorit.
E kontaktuar nga mediat, fushata e Trump nuk komentonte se përse Loomer u lejua të fluturonte me presidentin – por zyrtarët e Trump distancoheshin prej saj.
Burimet thanë: “Ajo nuk është pjesë e stafit tonë por ishte në udhëtim. Kjo nuk do të thotë se ne ndajmë mendimet e saj”.
“Është ofenduese që një mohuese e sulmeve të 11 Shtatorit të fluturonte në avion ditën përkujtimore, drejtuesit e fushatës duhet ta kishin llogaritur më mirë”, shtonin burimet për Daily Mail.
Ndërkohë vijon në vend zhurma për disfatën e presidentit në debatin me Harris, ndërsa zyrtarët e tij të fushatës ia hidhnin fajin njëri-tjetrit.
Një tjetër burim tha se fushata e Trump beson fuqimisht se ai e fitoi debatin. “Ishin të njëjtët njerëz që punuan me Trump për debatin e parë kundër Joe Biden”.
Një sondazh i kryer nga DailyMail.com pak pas debatit tregonte se 49 përqind e publikut mendonin se Harris kishte fituar, ndërsa 45 i jepnin meritat Trump.
Top Channel