Fiks Fare/ Burri denoncon gruan: Më rrëmbeu vajzat, njërën e çoi në Gjermani, tjetrën tek vjehrri. Nuk më lë t’i shoh

11/09/2024 20:59

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetari nga Korça i cili nuk ka gjetur zgjidhje në asnjë institucion.

Edhe pse ka denoncuar se bashkëshortja e tij ka marrë pa miratimin e tij dy vajzat e mitura dhe është larguar nga shtëpia. Vajzën e madhe 5 vjeç e ka marrë me vete në Gjermani, ndërkohë të voglën ua ka lënë prindërve të saj.

Eligert Mujo tregon për Fiksin se nuk mund të takojë asnjërën prej vajzave të mitura. “Unë jam në hall, nuk takoj dot vajzat, ajo ka probleme të thella depresioni dhe nuk pranon të mjekohet”, tregon Oligerti.

Madje sipas tij këtë gjë e dinë dhe prindërit e saj, por nuk pranon që të mjekohet.

“Ajo ka prerë me thikë disa herë veten edhe kur kemi jetuar këtu, edhe kur kemi jetuar në Gjermani, kam shumë frikë për vajzat se mund t’ju ndodhi ndonjë gjë”, thotë denoncuesi. Madje një video të tillë e vuri në dispozicion të Fiksit për të vërtetuar atë çka po denonconte. Në video duket gruaja me një thikë në dorë që pret veten në bark disa herë.

Fiksi solli biseda më specialist të policisë së zonës, me punonjëse të shërbimit social, dhe me oficerë të policisë gjyqësore të cilët e pasojnë zgjidhjen e problemit te njëri tjetri.

Punonjësja e shërbimit social e orienton qytetarin që të flasë me specialistin e policisë së zonës dhe të shkojnë tek fëmija, pasi sipas saj Eligerti kishte të drejtë. Vajza 2 vjeçare që qëndron te prindërit e të shoqes duhet ta mbante ai. Babai i drejtohet edhe komisariatit, por këta të fundit shprehen se nuk janë njoftuar për rastin nga shërbimi social, ndaj nuk mund të ndërhyjnë.

Sorollatjet nuk mjaftojnë për babain që kërkon të drejtën e tij prindërore, por kur telefonon specialistin e policisë  së zonës ku jetojnë prindërit e gruas së tij që mbajnë vajzën 2 vjeçare, ai i bërtet në telefon duke e urdhëruar që mos ta telefonojë më për këtë problem.

Gazetarët e Fiksit u përpoqën të lidhen me bashkëshorten e Eligertit në telefon dhe ajo u përgjigj duke ju thënë se ishte në Gjermani. Por më vonë janë kontaktuar në lidhje telefonike nga babai i saj, i cili e pengon  babain të takojë vajzën 2 vjeçare.

Zotëria për gazetarët u justifikua se Eligerti nuk ka lëshuar prokurën kur vajza ja ka kërkuar ndaj dhe ajo është larguar, po ashtu vajzën e vogël e ka lënë tek ai.

Në një moment para kamerave ai shprehet që i ati të shkojë e ta marri të miturën 2 vjeçare, por  kur Eligerti  paraqitet në prezencë të Fiksit, zotëria vë veton ” Largohu, nuk do e marrësh”!

Gazetarët telefonuan edhe specialistin e policisë së zonës i cili pohoi versionin e denoncuesit dhe se ai ishte në dijeni që gjyshi nuk e lejonte babain të takojë fëmijën. Por justifikohet se ai e ka raportuar rastin.  Gjithashtu është në dijeni që gruaja e ka marrë një nga vajzat me vete në Gjermani pa miratimin e të shoqit. Pyetjes se si gruaja është larguar me vajzën 5 vjeçare pa prokurë dhe miratimin e të atit, specialisti i policisë së zonës ngre supet lart.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA