Studentja 19 vjeçare e forcave ajrore vdes papritur në kazerma në SHBA (fotot)

07/09/2024 21:37

Një kadete 19-vjeçare e akademisë së forcave ajrore të SHBA është gjetur e vdekur në konviktin e saj në Colorado kësaj jave, njoftonin mediat vendase.

Avery Koonce nga Texas, u gjet pa ndjenja në dhomën e saj në Colorado Springs të enjten, njoftonin forcat ajrore.

Shkaku i vdekjes së papritur të vajzës së re e të stërvitur, është ende i paditur.

“Grupet mjekësore të akademisë tentuan masat e shpëtimit të jetës por nuk kishin sukses. Shkaku i vdekjes është duke u hetuar”, shkruante akademia në njoftimin e tragjedisë.

Koonce ishte anëtare e forcave ajrore dhe e skuadrave sportive të vrapimit ne pistë e në terren.

“Jam e lumtur të njoftoj përkushtimin tim me forcat ajrore të SHBA dhe me akademinë sportive të vrapimit. Falemnderit të gjithëve ata që më kanë mbështetur në këtë udhëtim. Lavdi Zotit!”, shkruante adoleshentja e ndjerë në rrjetet sociale në dhjetor.

Në postim shiheshin foto të Koonce me veshjet e akademisë, si ato ushtarake dhe të aviacionit.

“Kemi humbur një anëtare skuadre të shkëlqyeshme … Edhe pse nuk ishte prej shumë kohësh me ne, pozitiviteti i saj përcillej të të gjithë,, humbja e saj do të ndjehet përgjithmonë”, shkruante në njoftimin e vdekjes gjenerali i akademisë Tony Bauernfeind.

Koonce kishte qenë vrapuese dhe me skuadrën e shkollës së mesme Thrall High School në Texas.

Deputeti vendas Pete Sessions (R-Texas), i cili kishte mbështetur kandidaturën e Koonce për shkollën e aviacionit, tha se ishte “i trishtuar pafundësisht për humbjen”.

Ai e quante “atlete e talentuar” që po studionte për biologji dhe shpresonte të bëhej terapiste pilotësh.

Familja e Koonce refuzoi të komentonte kur u kontaktua nga mediat amerikane.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA