Ukraina përdor dronin zjarrvënës kundër ushtrisë ruse që lëshon metal të shkrirë mbi pyje, pozicione e banesa (foto-video)

06/09/2024 15:29

Ushtria e Ukrainës në fushatën e saj kundër forcave ruse thotë se ka improvizuar zgjidhje sulmuese ekonomike, duke prezantuar pamje të një droni zjarrvënës që lëshon copa të shkrira metali mbi objektivat e tij.

Kievi thotë se armë të tilla janë përdorur edhe nga Rusia por kryesisht në raketa ose bomba të shumefishta.

Droni që mund të shkaktojë zjarre masive në pyje mes të tjerave, shihet në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale që fluturon e sulmon një zonë të vogël pyjore në Ukrainë, ku supozohet se pritet një sulm i forcave ruse, shkruan Daily Mail.

Ekspertët thonë se ushtarët vetëm kanë lidhur armët poshtë dronit të zakonshëm, për sulmet e zjarrvënies, teksa operatori ndez bombën termike që lëshon copëzat e zjarrin mbi objektivat e saj poshtë.

Dy filmime të tilla makabre u publikuan nga ushtria e Ukrainës ku shihej sesi droni ndizte pemët poshtë tij dhe niste ferrin e zjarrit.

“Zjarr nga qielli me dronët tanë” shkruante në postimin e saj Brigada 60 ukrainase në rrjetin Facebook.

Mjetet raportohet se funksionojnë me pluhur alumini e okside hekuri që ndizen duke arritur temperatura deri në 2,200 gradë Celsius dhe mund të djegin bimësi, çati ose pozicione e llogore luftarake druri.

Analisti mbrojtjes Sam Cranny-Evans tha për rrjetin MailOnline: “Drone të tillë të zjarrit mund të veshtirësojnë mbajtjen e pozicioneve nga rusët. Këto municione termite digjen me intensitet dhe shkaktojnë zjarre ku ka material të djegshëm, si hendeqe, bunkerë, tenda, ose drejtpërdrejt ose prej zjarrit të pemëve rreth tyre”.

Megjithë ashpërsinë e barbarizmin e luftës, shqetësimet janë të shumta për abuzime dhe përhapje të mjeteve zjarrvënies që rrezikojnë civilët dhe pyjet, në një kohë kur zjarret janë shkaku i shkatërrimit të natyrës në të gjithë botën, shpeshhere nga origjina te paditura.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA