Pas zhdukjes së tyre në shekullin e 19-të, ujqit janë rikthyer në Evropë me një popullatë të stabilizuar që për disa po kthehet në problem prej sulmeve ndaj .
Austria ka tre popullata të izoluara ujqish dhe po raporton një numër në rritje të sulmeve ndaj bagëtive, duke bërë që disa rajone të aprovojnë masa të kontestuara të vrasjes së kafshës dikur të rrezikuar.
Tashmë studiues e fermerë janë bërë bashkë për të nisur sensibilizimin për dëmet dhe rrjedhimisht reduktimin e kontestuar të popullsisë së ujqërve, shkruan rrjeti AFP.
“Natën mes 15 e 16 shkurtit 2023, tre ujq vranë gjysmën e tufës së deleve të mia dhe plagosën gjysmën tjetër”, thotë fermeri vendas Gerhard Fallent që ka krijuar një shoqatë për veprim ndaj kafshës së dëmshme.
“Kur shkova të ushqej kafshët në shtatë të mëngjesit i gjeta të shtrira e të përgjakura në dëborë, të vrara ose të plagosura rëndë”, tregon për rastin e rëndë Fallent.
“Qëllimi ynë është të mbajmë të kufizuar popullatën e ujqve, ashtu siç bëhet me disa specie të tjera. Kërkojmë zona pa ujq dhe zona me popullatë të kufizuar, si për shembull parqet kombëtare me pyje. Kjo formë aktuale bashkëjetese është e dështuar”.
Marianne Heberlein, drejtore shkencore e qendrës së ujqve tha se duhen paraqitur faktet pa u influencuar.
“Ne duam t’i tregojmë publikut çfarë është kjo kafshë, pa i zbukuruar rreziqet e tij, e gjithashtu pa kërkuar t’i japim një imazh negativ. Duhet të mbetemi neutralë. Ne kemi një program për vizitorët, ku përcaktojmë se ku janë limitet, edhe pse nuk është e gabuar krijimi i një marrëdhënieje me këto kafshë. Ujku është gjithsesi një kafshë e egër,” tha Heberlein për AFP.
Top Channel