Shkoi me pushime në Antalia, vdes 37-vjeçarja! I bie kapaku i oxhakut ndërkohë që po merrte rreze dielli pranë pishinës

30/08/2024 10:17

Një 37-vjeçare e cila shkoi në Antalya për të bërë pushimet e verës, ka humbur jetën.

Ajo po merrte rreze dielli në pishinën e hotelit ku po qëndronte, në momëntin kur një kapak oxhaku i ra sipër, për shkak të erës së fortë. 37-vjeçarja e cila ishte një infermiere, përfundoi menjëherë në spital, por nuk arriti të mbijetonte për shkak të plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur më 24 gusht, ku lajmi i vdekjes së saj ka tronditur familjarët dhe miqtë e saj. Trupi i pajetë i Hanım Kaya Orakcı, nënë e dy fëmijëve, u dërgua në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Antalia për autopsi. Pas autopsisë trupi i saj është pritur nga vëllai dhe të afërmit e tij. Pasi trupi i Orakçit u mor nga morgu i Institutit të Mjekësisë Ligjore, të afërmit e Orakçit e dërguan atë në vendlindjen e saj në Hakkari për ta varrosur.

Nga ana tjetër mediat turke bëjnë me dije se avokatët e familjes kanë ngritur një padi kundër hotelit për shkak se mbulesa e oxhakut prej 40 centimetrash nga era u shkëput dhe shkaktoi vdekjen e Hanım Kaya Orakcı, e cila ishte ulur pranë pishinës. Menaxheri i hotelit MD, i cili u ndalua për ngjarjen, u la i lirë me urdhër të prokurorisë pas deklaratës së tij në polici.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA