Suedia mbetet pa qeveri, Andersson tërhiqet pas mbështetjes së së Majtës për rivalin
Policia britanike po merr ende në pyetje pesë burrat që u arrestuan pranë bazës ushtarake amerikane në Britani të Madhe me akuzën e përgatitjes së një sulmi terrorist.
Presidenti Donald Trump pretendoi se autoritetet amerikane dhe të Mbretërisë së Bashkuar kishin punuar së bashku për të parandaluar një komplot të mundshëm, por mediat britanike raportojnë se sulmi është parandaluar nga telefonata e një fermeri në polici, i cili pa afër zonës një grup burrash të maskuar me kapuça.
“Brenda 10 minutash pasi telefonova 999 fshati u mbush plot me policë të armatosur. Besoj se telefonata ime prishi çdo plan që kishin”, tha fermeri në një intervistë për BBC.
Një ditë më parë autoritetet britanike thanë parandaluan një sulm të mundshëm terrorist me eksplozivë ndaj bazës ajrore ushtarake RAF Fairford, e cila përdoret aktivisht nga Forcat Ajrore të SHBA-së (USAF). Hetuesit e antiterrorizmit kanë arrestuar pesë persona të akuzuar për mbajtje të lëndëve plasëse dhe përgatitje atentati, ndërsa po hetohet pista që ky sulm mund të jetë urdhëruar ose orkestruar nga regjimi i Teheranit.
Baza e Fairford-it është shumë e rëndësishme për SHBA-në, pasi që prej muajit mars ajo përdoret si pikë nisjeje për bombarduesit strategjikë amerikanë B-1 dhe B-52 në misionet e tyre ushtarake kundër pozicioneve iraniane. Alarmi u dha pak pas mesnatës të së dielës, kur u pikasën tre furgona të dyshimtë pranë zonës së Whelford-it.
Policia e shpalli ngjarjen një “incident të rëndë”, bllokoi zonën dhe evakuoi banorët e fshatit të afërt drejt një qendre lokale rekreative, ndërsa skuadrat xheniere kontrolluan mjetet.
Top Channel