Kamionistët në protestë në Bogota pasi qeveria njofton rritje të çmimit të karburantit (fotot)

30/08/2024 18:57
Shoferë të autobusëve të shkollave i ishin bashkuar protestës së kamionistëve e për rritjen arbitrare të çmimit

Kamionistët kanë dalë sot në karvane të ngadalta proteste duke bllokuar rrugët e Bogota dhe qyteteve të tjera të Kolumbisë pasi qeveria njoftoi tjetër rritje të çmimit të karburanteve, sipas tyre për një vit e gjysmë.

Prej disa ditësh kamionistët sindikatës kryesore kombëtare njoftuan për protestën kombëtare kundër rritjes së papritur të çmimit të karburantit që vështirëson më shumë punën e jetën e tyre.

Shoferë të autobusëve të shkollave i ishin bashkuar protestës së kamionistëve e për rritjen arbitrare të çmimit të karburantit, ashtu dhe për pasigurinë në rrugë pas disa sulmeve grabitëse të raportuara.

Greva ka dëmtuar sot transportin e biznesin në qytetet kryesore megjithëse kishte prezencë të lartë të policisë e sigurisë në rrugët kryesore.

Kamionët e grevistëve shiheshin me parulla kundër rritjes së çmimeve te karburantit nga qeveria, që sipas tyre rrezikonte punë e jetën e tyre. /AFP/

FOTO GALERI
2/5
Kamionët e grevistëve shiheshin me parulla kundër rritjes së çmimeve te karburantit nga qeveria, që sipas tyre rrezikonte punë e jetën e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA