Një aksiden i rëndë, ku janë përfshirë tre makina, ka ndodhur në aksin “Elbasan-Peqin”.

Pavarësisht përplasjes së rëndë mes një trajleri dhe dy makina, fatmirësisht kanë shpëtuar drejtuesit e mjeteve, vetëm njëri prej tyre ka marrë plagë të lehta dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.

Trajleri ka përfunduar  jashtë rruge dhe po ashtu një automjet tip “Audi”. Dëmtimet më të mëdha i ka marrë automjeti tjetër tip fouristradë, ku duket plotësisht e shkatërruar.

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i trajlerit është vetëparaqitur në polici deri në sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA