“Po bëhet fushatë për të dëmtuar prodhuesit e vegjël të qumështit”, Braçe interpelancë me ministrin, Salla: Sistemi është aktiv, kemi analizuar 32 mostra për aflatoksinë 09/04 13:21
Mançester Siti shkatërroi Ipswich në një ndeshje ku e nisi në disavantazh, por Haland me tre gola të shënuar tregoi që është një përbindësh në këtë fillimsezoni.
“Qytetarët” triumfuan 4-1. Miqtë shënuan të parët me Zmodiks në minutën e 7-të, ndërkohë që Haland, në minutën e 12-të, De Bryjn në të 14-tën dhe sërish Haland në të 16-tën, përmbysën menjëherë rezultatin në 3-1. Për golin e katërt mendoi sërish Haland, i cili e mbylli sfidën me tripletë.
Fitore te thellë siguroi edhe Totenhemi që shpartalloi me rezultatin 4-0 Evertonin.
Në ndeshjet e tjera, fituann Uest Hem, Fulhem dhe Notingham Forest në javën e dytë të Premier League.
Top Channel