Presidenti indonezian viziton homologun ‘vëlla’ të Papua New Guinea, pas debatit kufitar (fotot)

21/08/2024 19:06

Presidenti i zgjedhur i Indonezisë, Prabowo Subianto premtonte sot “kompromis e bashkëpunim” gjatë vizitës së tij në Papua Guinea e Re, në një sinjal ngrohjeje të lidhjeve mes fqinjëve shpeshherë polemizues.

Indonezia e Papua New Guinea (Papua Guinea e Re) ndajnë një kufi tokësor prej 800-kilometrash që ka qenë objekt i shumë debateve gjatë viteve.

Por muajt e fundit vendet janë zotuar të zbatojnë një marrëveshje sigurie që më parë konsiderohej e pamundur, shkruan rrjeti AFP.

“Fakti është që ne këtu së bashku, si vëllezër siamezë,” tha Prabowo në konferencën e shtypit me kryeministrin e Papua New Guinea, James Marape.

“Ne jemi të bashkuar prandaj duhet të jemi si vëllezër”, shtoi Prabowo, duke falënderuar për pritjen.

Papua New Guinea vetëm sivjet miratoi akrodin kufitar me Indonezinë pas gati 14 vjetësh ideimi për ndarjen e drejtë të ishullit New Guinea mes dy shteteve.

Gjysma perëndimore e ishullit e quajtur Papua, ka qenë e kontrolluar nga Indonezia që prej viteve 1960, por ka luftuar në lëvizjen e pavarësisë me Indonezinë

Kufiri i lirshëm ishte shpesh pikë kalimi mjetesh ilegale si armë, droga e njerëz, prej terrenit malor dhe pyjeve të dendur që e bënin thuajse të pamundur të patrullohej.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA