Ushqimet e super-përpunuara me bazë bimore, të lidhura me sëmundjet e zemrës dhe vdekjen e parakohshme, thotë studimi (fotot)

20/08/2024 18:40

Shumë nga ushqimet e superpërpunuara të ngarkuara me sheqerna, janë me bazë bimore por kjo nuk do të thotë se janë të shëndetshme, paralajmërojnë ekspertët.

Nëse doni të reduktoni krijimin e sëmundjeve kronike, të jetoni më gjatë e më shëndetshëm, sipas rekomandimeve duhet ngrënë një dietë me bazë bimore.

Disa besojnë se kjo do të thotë se mund të mbushësh pjatën me makarona, djathë, pica e patate të skuqura, meqënëse ato janë me bazë bimore dhe madje pas tyre të hash gurabije e akullore “për ëmbëlsirë”.

Por kjo nuk është fare e vërtetë, thotë dietologu Duane Mellor, pedagog në shkollën mjekësore Aston Medical në Birmingham, në një intervistë me rrjetin CNN.

“Nuk duhet të supozojmë gjithmonë se ushqimet me bazë bimore janë të shëndetshme, pasi dhe sheqeri mund të jetë me bazë bimore por nuk është i shëndetshem,” thotë Mellor duke shtuar se ushqime si biskotat, patatinat apo pijet me gaz mund të jenë ‘teknikisht’ me bazë bimore,  por nuk duhet të jenë pjesë e dietës së shëndetshme të shumicës së njerëzve.

Dhe në fakt ngrënia e këtyre ushqimeve të këqija me bazë bimore, ose atë që ka mbetur prej saj në përbërie të tyre, shkakton probleme me tensionin e gjakut, me zemrën dhe ndoshta vdekje të parakohshme. Në një studim të ri autorët theksojnë lidhjen e ushqimeve të super-përpunuara me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

“Produktet me bazë bimore mund të kenë avantazhe, por shumë varet nga niveli i përpunimit, që varfëron vlerat e tyre ushqyese duke i afruar shumë rreth toksikes”, thotë një prej autoreve Renata Levy, pedagoge në universitetin e São Paulo, Nupens/USP.

Ushqimet super të përpunuara kalojnë procese të shumta industriale si nxehje, shpërbërie dhe ribashkim të proteinave vlerave të tjera ushquese, apo kimikateve të shtuara për ndryshimin e shijes, ngjyrës dhe teksturës. Ushqime të tilla përgatiten për të tërhequr menjëherë shijen e konsumatorit, që ta tërheqin atë pa nevojë për përgatitjeje.

Prandaj ekspertët rekomandojnë ushqime sa më pak të përpunuara si frutat, perimet, vezët e qumështi.

“Shtesat dhe kontaminuesit industrialë në ushqim shkaktojnë presionin oksidues që sjell inflamacion të konsumuesi, duke shtuar kështu rreziqet për shëndetin”, thotë autorja kryesore e studimit” Fernanda Rauber, studiuese e Nupens/USP.

Studimi i publikuar në revistën mjekësore ‘The Lancet’/ Regional Health — Europe’, përdorte të dhënat e agjencisë UK Biobank, nga 118,000 njerëz nga Anglia, Skocia e Uellsi, të moshave 40 deri në 69 të cilët u pyetën për dietën e tyre, dhe më vonë u kombinuan me të dhënat spitalore ose të vdekshmërisë.

Ushqimet e superpërpunuara shtonin rrezikun e semundjeve kardiovaskulare me 5% dhe atë të vdekjes me 13%, zbuloi dokumenti.

Studimi shton se dhe hamburger ose salçice të reklamuara si ‘me bazë bimore’, përfshiheshin në ‘ushqimet e rrezikshme të super-përpunuara’.//CNN//

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA