Interi e ka nisur me një barazim 2-2 në transfertë përballë Genoas sezonin e ri në Serie A dhe misionin për të ruajtur titullin kampion.
Sfida nisi më mirë për vendasit, të cilët kaluan në avantazh falë Vogliacco në minutën e 20’, që erdhi pas një gafe të Sommer. Por festa nuk zgjati gjatë, pasi pas 10 minutash Thuram riktheu baraspeshën.
Sfida ishte e luftuar, teksa Thuram ishte ai që për pak u bë hero i Interit. Sulmuesi francez realizoi golin e përmbysjes në minutën e 85’ dhe gjërat po shkonin mjaft mirë për ekipin e Inzaghit, deri në minutën e 90’, kur vendasit fituan një penallti.
11-metërshin e mori përsipër Messias, i cili u ndal si fillim nga Sommer, por kur topi u kthye e dërgoi në rrjetë.
Kështu Interi e nis me një ikë sezonin e ri dhe do t’i duhet të rregullojë gjërat për ndeshjen e radhës.
REZULTATI:
GENOA 2-2 INTER
Vogliacco 20′, Messias 90+5′ / Thuram 30′, 85′
Goli i Vogliacco (VIDEO)
Goli i parë i Thuram (VIDEO)
Goli i dytë i Thuram (VIDEO)
Goli i Messias (VIDEO)
Top Channel